Edicioni i dhjetë mbahet nga 17 – 22 korrik

Edicioni i dhjetë mbahet nga 17 – 22 korrik

Edicioni i dhjetë i festivalit të filmit “Prishtina International Film Festival” (Prishtina intërneshënell Film Festivall) këtë vit do të mbahet nga 17 deri më 22 korrik. Në këtë edicion jubilar, organizatorët kanë paralajmëruar edhe filma të cilët janë shfaqur në festivale të mëdha ndërkombëtare si “Berlinale” e festivali i “Kanës”. Këtë vit “Pri Film Fest” në fokus kryesor ka promovimin e kineastëve kosovarë dhe të Kosovës si destinacion ku duhet të xhirohen filma. /21Media