Interesim i madh i vizitorëve në pishinën e Gërmisë

Interesim i madh i vizitorëve në pishinën e Gërmisë

Parku Nacional i Gërmisë vazhdon të jetë desitnacioni kryesorë i shumë qytetarëve jo vetëm nga Prishtina, por dhe qytete tjera për të kaluar ditën, edhe përkundër faktit që një pjesë e gjelbërimit është shkatërruar pas festivalit “Sunny Hill” që u mbajt javën e kaluar në kryeqytet.

Parku Nacional i Gërmisë përveç bukurive që posedon njihet edhe për pishinën e cila gjatë sezonës së verës është bërë një ndër pikat më të frekuentuara në kryeqytet. Vizitoret thonë së kushtet janë në nivelin e duhur dhe se çmimet janë të volitshme për të gjithë.

Në kuadër të pishinës së gërmisë, gjendet edhe ambulanca që ofron shërbime në rast nevoje. Ndërsa, këtë vit ofron edhe shkollën e notit, ku çmimi për 6 ditë është 20 euro, kurse për 12 ditë është 30 euro./21Media