Festohet Dita e Pingpongut

Më 6 prill do të festohet Dita Botërore e Pingpongut

Federata e pingpongut edhe sivjet do të festojë Ditën ndërkombëtare të pingpongut, duke iu ofruar komunitetit mundësinë për së afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të shkëmbejnë topa me profesionistët kosovarë.

Aktiviteti është paraparë të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë nga ora 11:00-19:00, në disa tavolina ku do të organizohen aktivitete të ndryshme.

Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë.

Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe ndonjë aktivitet garuese, e për fituesit do të ketë edhe shpërblime.

Pasi Kombet e Bashkuara (UN) kanë caktuar 6 Prillin si Ditën Botërore të Sportit, departamenti i zhvillimit të Federatës Botërore të Pingpongut (International Table Tennis Federation) ka themeluar programin zhvillimor “Table Tennis for All”, ku edhe Federata e Pingpongut të Kosovës (FPPK), është pjesë e saj për të promovuar dhe zhvilluar sportin e pingpongut.

Ndryshe, Kosova është në mesin e 70 shteteve, të cilat kanë regjistruar zyrtarisht manifestimet në Federatën Botërore të Pingpongut./21Media

Back to top button