Fatmir Spahiu: Kosova e para!

Fatmir Spahiu: Kosova e para!

Aktori shqiptar, Fatmir Spahiu ose siç e njohin të gjithë me nofkën, Bufi, ka pranuar një fanellë nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari, Eroll Salihu.

Në rrjetin social Instagram, aktori ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet edhe fanella me mbishkrimin Bufi.

“Kosova e para! Dresa erdhi! Falemnderit kryetar Agim Ademi”, ka shkruar Fatmir Spahiu në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Kosova e para! Dresa erdhi! Falemnderit kryetar Agim Ademi 😁 #federataefutbollitteKosoves #kosova #dardanet #erollsalihu

A post shared by Fatmir Spahiu Bufi (@fatmirspahiu) on

Me fitoren ndaj Malit të Zi, Kombëtarja e Kosovës mbetet e treta në grupin A me një pikë më pak se Çekia, e cila renditet e dyta, ndërsa 4 më pak se Anglia, që është lidere e grupit.

Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 14 nëntor, duke filluar nga ora 20:45./21Media