Serbia zhvillon gara ilegale në Kosovë

Serbia zhvillon gara ilegale në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka kërkuar nga FIFA dhe UEFA që t’ia ndalojë Serbisë garat ilegale që po i zhvillon në Kosovë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ua ka dërguar nga një letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë.

Ademi ka kërkuar ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin.

Më poshtë janë letrat që presidenti i FFK-së, Agim Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin./21Media