Sot Kosova përballet me Anglinë

Sot Kosova përballet me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen historike kundër Anglisë.

Me anë të një njoftimi Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka thënë se dyert e stadiumit do të hapen në ora 16:00.

“Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë”, thuhet në njoftim.

FFK-ja paralajmëron se qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë do të ndëshkohen nga organet ligjore./21Media

Rregullat:

Dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.

Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.

Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

Gjërat që nuk lejohen në stadium do te konfiskohen në hyrje. Gjërat e palejuara përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj.)

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafona, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia.

Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësishtë e ndaluar.