Në rast se nuk largohen, ato do të konfiskohen nga kompanitë përgjegjëse

Në rast se nuk largohen, ato do të konfiskohen nga kompanitë përgjegjëse

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar sot një njoftim për qytetarët, për largimin e veturave që janë të parkuara përreth stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, që t’i largojnë ato menjëherë,  Çdo veturë e mbetur  do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave. FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë”, njoftimi i plotë.

Sot me fillim nga ora 20:45 zhvillohet dueli Kosova-Malta, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga D./21Media