“Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT”

“Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT”

Sot është zhvilluar ndeshja mes Ballkanit dhe KF Llapit. Ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Mirëpo, gjatë pjesës së dytë të kësaj ndeshje, Llapi arriti të realizojë edhe golin e dytë, gol i cili u cilësua si i parregullt nga gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi llapjan kërkon reagimin e FFK-së për këtë ngjarje.

“FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT”, thuhet në postimit e klubit.

Klubi ka akuzuar ashpër edhe gjyqtarin në fjalë.

“I lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastërt, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje”, thuhet më tej në postim.