Është suspenduar edhe Bajram Zeqiri

Është suspenduar edhe Bajram Zeqiri

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur për suspendimin e zv.sekretarit Arianit Ahmetit në mbledhjen e mbajtur sot. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në një emision televiziv në Televizionin publik të Kosovës

“Në mbledhjen e mbajtur sot, me shumicën e votave të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv është vendosur që të shkarkohet zëdhënësi ynë ligjor, Arianit Ahmeti”, ka deklaruar Salihu.

Sipas komunikatës së FFK-së, Ahmeti ka dëmtuar imazhin e Federatës.

“KE unanimisht u pajtua me shkarkimin zv.sekretarit të deritashëm, z.Arianit Ahmeti, bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale.”, është bërë e ditur në komunikatë.

“Po ashtu, Salihu ka theksuar se është suspenduar deri në vendim të ardhshëm edhe punëtori tjetër i futsallit, Bajram Zeqiri, i cili është involvuar në këtë ngjarje.

Salihu i ka konsideruar zhvillimet e fundit si të turpshme për futbollin kosovar.