Bordi i FHK-së vendosi edhe për garat e ardhshme

Loading...

Bordi i FHK-së vendosi edhe për garat e ardhshme

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) në mbledhjen e 15-të me radhë, të mbajtur nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, diskutoi për rrjedhën e edicionit vjeshtor, përkatësisht për garat e vitit 2018 dhe për aktivitetet e FHK-së që ishin të shumta.

Në këtë mbledhje përveç këtyre diskutimeve u morën edhe disa vendime të rëndësishme. Bordi vendosi që manifestimi për shpalljen e laureatëve të vitit 2018 të mbahet më 17 janar dhe ceremonia festive do të zhvillohet në Sheshin 21 në Prishtinë me fillim nga ora 17:00.

Vendimet e tjera të Bordit kishin të bëjnë me ecurinë e garave. Në mbledhje është vendosur që afati kalimtar dimëror të jetë prej 15 deri më 22 janar.Stinori pranveror në Superligën e meshkujve fillon më 9 shkurt, ndërsa në Superligën e femrave garat vazhdojnë prej 2 marsit./21Media