Kërkohet që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të reagojë

Kërkohet që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të reagojë

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), ka reaguar tek zyrtarët e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, për trajtimin diskriminues dhe jo të barabartë të saj në ceremoninë e shortit për Kampionatin Botëror në Hendboll që u mbajt sot në Pontevedra në Spanjë. Kjo për shkak se Kosova është prezantuar me logon e FHK-së dhe jo me flamurin Shtetëror te Kosovës, siç janë prezantuar vendet e tjera.

Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mos respektit dhe trajtimit jo të barabarte të Kosovës si shtet dhe të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tille i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbolli dhe të përfaqësuesit te IHF z. Për Bertelsen i cili e udhëhoqi shortin.”, thuhet në reagimin e Federatës.

FHK urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK dhe Kosova të respektohen si të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror U21 që do të mbahet në muajin Korrik në Spanjë.

Në reagim gjithashtu thuhet se FHK lidhur me këtë akt, ka informuar edhe Komitetin Olimpik të Kosovës, nga i cili ka kërkuar të reagojë te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që është nënshkruar nga Presidenti, Eugen Saraçini.

 

Sot në Spanjë me short janë përcaktuar grupet për kampionatin botëror U21 në hendboll për meshkuj, që organizohet prej 16 deri më 28 korrik në Spanjë. Kosova është në grupin C me Bahreinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë./21Media