Kosova mbetet në vendin e 69-të

Kosova mbetet në vendin e 69-të

FIBA ka publikuar renditjen më të re, ku Kosova  vazhdon të jetë në vendin e 69-të në botë.

Dardanët në muajin shkurt fituan ndaj Islandës me rezultat 80:78 dhe Luksemburgut në udhëtim 80:84, megjithatë, nuk kanë lëvizur në renditjen më të re të publikuar nga FIBA.

Sa i përket shteteve evropiane, Kosova ndodhet në vendin e 37-të, ashtu siç ishte në renditjen e kaluar.

Ndryshe në renditjen e përgjithshme, SHBA renditet në vendin e parë, duke u pasuar nga Spanja dhe Australia.