Mbështetje e vlefshme për lojtarët

Mbështetje e vlefshme për lojtarët

FIFA dhe FIFPRO (Unioni Botëror i Futbollistëve Profesionist), kanë arritur një marrëveshje për krijimin e Fondit FIFA për Lojtarët e Futbollit (FIFA FFP), i cili synon të sigurojë mbështetje financiare për lojtarët që nuk janë paguar dhe nuk kanë asnjë shans për t’i marrë ato para që kanë rënë dakord me klubet e tyre.

FIFA ka caktuar 16 milionë dollarë për fondin deri në vitin 2022.

Ky fond do të sigurojë mbështetje të vlefshme për ata lojtarë dhe familjet e tyre që kanë më shumë nevojë.

Më shumë se 50 klube në 20 vende janë shuar në pesë vjetët e fundit, duke zhytur qindra futbollistë në pasiguri dhe vështirësi financiare.

Shumë nga këto klube janë shuar për të shmangur pagimin e pagave të papaguara, duke u ri-formuar si të ashtuquajturat klube të reja dhe duke mos i paguar borxhet./21Media