Më 23 shtator do të zgjedhen fituesit e “FIFA The Best”

Më 23 shtator do të zgjedhen fituesit e “FIFA The Best”

Ditën e sotme, FIFA ka publikuar tre kandidatët e çmimit “FIFA The Best”, se cili do të jetë lojtari më i mirë i vitit do ta mësojmë më 23 shtator në Milano.

Megjithatë, këtë herë ndryshimi është se çmimi dorëzohet nga FIFA dhe jo UEFA. Kandidatët janë sërish Van Dijk, Messi dhe Ronaldo. Edhe këtë herë favorit është mbrojtësi holandez, që ishte një nga më të rëndësishmit në suksesin europian të Liverpoolit.

Ndërkohë, në Milano gjithashtu do të shpërndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, trajnerin më të mirë, goli më i bukur dhe tifozët më të mirë. Sa i përket portierit më të mirë kandidaturat janë Alison, Ter Shtegen dhe Ederson.

Për trajnerin më të mirë në garë janë, Guardiola, Klop dhe Pochettino. Ndërkohë, goli më i bukur i sezonit ndahet mes Messit dhe Kinteros.

Gjithashtu, pa harruar edhe çmimin “FIFA The Best” për futbollistet femra, te cilat garojnë, Aleks Morgan dhe Megan Rapinoe nga Amerika e Lusi Bronze nga Anglia.

Tifozët më të mirë do të ndahet mes Silvia Greko, një mama e cila i tregon ndeshjet në stadium djalit të saj të verbër, një fansi holandez për dekorimin e tij dhe Husto Sançez që inkurajon Rampla Xhuniors të nderojë nipin e tij.