Shtyrja e ndeshjeve shërben si masë parandaluese

Shtyrja e ndeshjeve shërben si masë parandaluese

Autoriteti më i lartë futbollistik, FIFA ka rekomanduar që të gjitha ndeshjet kombëtare të planifikuara për muajt mars dhe prill të shtyhen për shkak të koronavirusit.

Sipas qeverisë së futbollit, shtyrja e ndeshjeve shërben si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit si dhe për të shmangur padrejtësi të ndryshme.

Por, vendimin përfundimtar për shtyrjen e ndeshjeve në të gjitha kompeticionet i takon respektivisht të gjitha federatave të vendeve të ndryshme.

Ndeshjet e Premier Leagues angleze si dhe ndeshjet e UEFA Champions League për javën e ardhshme do të shtyhen./oranews