"Tuj ec rrugve te Prishtines si niher e ni kohe kur jom kon studente..."

“Tuj ec rrugve te Prishtines si niher e ni kohe kur jom kon studente…”

Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi po shijon suksesin e këngës së saj më të re “Akoma”, të cilën e ka sjellë para pak ditësh. Këtë projekt, Fifi e ka sjellë pikërisht në ditëlindjen e saj, më 25 mars, shkruan rtv21.tv

Krahas sukseseve të mëdha që ka artistja, ajo nuk ngurron asnjëherë të flas hapur edhe për jetën e saj, e kësaj here ka folur për rrugëtimin e saj në muzikë, duke veçuar edhe kohën sa ka qenë studente.

“Tuj ec rrugve te Prishtines si niher e ni kohe kur jom kon studente .. kur nuk pritojsha as edhe ni moment me punu me bo diqka per jeten tem .. qato momente mu kthyn si DejaVu kur i thash vetes ajt ec pak neper qytet si nifar vakti .. qaq e vogel u niva, qaq e shprazt permrena nderkohe per me ma thirr emrin e me ma ni zonin kom luftu  gjithe kto vjet.. prape mu duk sikur bash kurgjo skom bo.. po takoj ftyra qe jom rrit fizikisht me ta nprezenc e qe mkan poshtru me fjale dikur e mkan injoru si mos me kon qenie njerzore.. ama une u niva krenare me veten, qe i kom luftu me shpirt e tru edhe jom ku jom sot.. n’kete rrugetim tem sjom rrit vet, amo shpirtin tem kerkush sma ka bo”, ka shkruar artistja në storie.

Përveç si këngëtare, Fifi njihet edhe si tekstshkruese e suksesshme. Viteve të fundit këngët e artistes janë pëlqyer shumë nga publiku, kështu duke u shndërruar në hite./21Media