Fifi rrëmbeu çmimin e tretë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”

Fifi rrëmbeu çmimin e tretë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi- Fifi këtë vit mori pjesë në festivalin  “Kënga Magjike” me këngën “Psikopatja jote” në bashkëpunim me Mc Kreshën, ku edhe rrëmbyen çmimin e tretë të këtij festivali.

Në një postim, të cilin Fifi e ka bërë në Intsagram shihet se performancës së saj duke kënduar i është bashkuar edhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea.

Pa kësaj performance Fifi i kërkojë publikisht Arditit një bashkëpunim, shkruan rtv21.tv

“Ardit Gjebrea, e nderuar që e kam kënduar këngën bashke me ty. Je artisti im i preferuar. Publikisht të kërkoj një bashkëpunim dhe fus mik Mc Kreshën që të pranosh”, ka shkruar Fifi poshtë videos.

Mirëpo pas këtij postimi nga Fifi,  ende nuk ka ardhur ndonjë reagim nga Arditi.

Bashkëpunimi i Fifit dhe Kreshës është pëlqyer shumë nga publiku dhe deri tani në kanalin “Youtube” numëron mbi 6 milionë klikime. /21Media