"Akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre"

“Akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre”

Reperi i njohur Mozzik sot ka publikuar projektin e ri muzikor “Zemra ime”. Muzika dhe produksioni janë realizuar nga producenti Rrzon, kurse për tekstin është kujdesur vetë Mozzik.


Në klipin e këngës Mozzik shfaqet në burg teksa i këndon dashurisë së tij duke i thënë të mos mërzitet që ai ndodhet pak larg.

Për këtë tekst ka reaguar, këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur, Filloreta Raçi e njohur si Fifi.

Ajo e përmes një postimi në Instastory, ka lavdëruar Mozzikun për tekstin e këngës.

“A e dini pse ndihem mirë kur dëgjoj prej meshkujve këto tekste? Se kuptoj që akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre! Vëlla të dua”, ka shkruar Fifi.

Që nga publikimi në orën 00:00, videoklipi ka arritur të klikohet mbi 897 mijë herë në kanalin YouTube./21Media