Artistja paralajmëron fansat

Artistja paralajmëron fansat

“Psikopatja jote” është projekti i fundit i Filloreta Raçit – Fifit, që erdhi në bashkëpunim me Mc Kreshën. Ky projekt deri më tani arriti mbi 11 milionë klikime dhe siguroi vendin e tretë në Festivalin muzikor “Kënga Magjike”. Suksesi i kësaj kënge po e motivon Fifin të vazhdojë përpara, e të sjellë edhe më shumë projekte të bukura muzikore.

Fifi publikoi një postim në Instagram, që mund të konsiderohet si paralajmërim për një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

“Isha zhyt aq thelle ne tekstin qe po nxirrte boja nga shkrimi qe po beja, sa dhe stilografi ne nje moment filloj me mua qajti!”, ishte postimi i Fifit.

Mc Kresha në skenën e “Këngës Magjike” u rikthye pas 7 vitesh pauzë, ndërsa Fifi mori pjesë në këtë festival edhe në vitin 2017 me këngën, “Zhurmë”./21Media