Mirënjohje Fifit për kontributin shumëvjeçar

Mirënjohje Fifit për kontributin shumëvjeçar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi- Fifi ka marrë mirënjohje nga Komuna e Prishtinës.

Këtë lajm artistja e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, shkruan rtv21.tv

“Për kontributin shumëvjeçar në ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes Kosovës e Shqipërisë në aspektin arsimor, kulturor, artistik, social, edukativ dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme”, shkruhet në mirënjohjen, të cilën Fifi e ka publikuar.

Kujtojmë që kënga e fundit e artistes është “Kriminel”, e cila deri më tani ka marrë mbi 800 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media