Nuk dha më shumë detaje

Nuk dha më shumë detaje

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi është mjaft aktive në rrjetin social Instagram ku publikon fotografi të shumta.

Fifi shumë shpesh iu jep mundësi fansave të saj që përmes llogarisë së Instagramit t’i parashtrojnë pyetje, e kësaj radhe ajo ka shkruar:

“Jam në kërkim të..??” dhe dikush nga fansat i tha “Duetit të radhës hhaa”, shkruan rtv21.tv

Ndërsa përgjigja e Fifit ishte “Nashta”, duke paralajmëruar bashkëpunim të mundshëm me këngëtaren e njohur, Remzie Osmanin.

Projekti i fundit i këngëtares është “Habibi”, që u publikua në muajin gusht për të cilën është aluduar se është diss për rep-artistet e reja. Këtë projekt ajo e solli në bashkëpunim me një këngëtare marokene Lamar Alkoimsi dhe deri tash ka dy milionë klikime./21Media