Projekti i katërt i artistes për vitin 2019

Projekti i katërt i artistes për vitin 2019

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Shqipe” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, përcjell rtv21.tv.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë artistja, ndërsa producent është CekicBeatz.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Fifit në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Indiane” është projekti i fundit muzikor i këngëtares që është publikuar vetëm një javë më parë. Kënga deri më tani arrin mbi 565 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media