Ditë e veçantë sot për artisten shqiptare

Ditë e veçantë sot për artisten shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi – Fifi, sot feston ditëlindjen e 25-të.

Artistja karrierën e saj muzikore e ka filluar që nga mosha 14 vjeçare me pjesëmarrjen në “Kosovarja këndon”, duke vazhduar kështu të marrë pjesë në audicione e festivale të ndryshme ndër vite.

Përveç si këngëtare, Fifi njihet edhe si tekstshkruese e suksesshme, përcjellë rtv21.tv

Viteve të fundit këngët e artistes janë pëlqyer shumë nga publiku, kështu duke u shndërruar në hite.

Disa nga këngët më të suksesshme të Fifit janë: “Kus Kus”, “Zhurme”, “Dashnia Nuk Osht Falas”, “ Nanush 1”, “Nanush 2” si dhe kënga “Psikopatja Jote” në bashkëpunim me rep-artistin e njohur shqiptar, Mc Kresha.

“Psikopatja Jote” njëkohësisht është edhe projekti i fundit muzikor i artistes që ishte prezantuar në kuadër të festivalit të këngës moderne, “Kënga Magjike 2018”, projekt ky me të cilin rrëmbeu dy çmime: “Vendin e tretë” dhe “Çmimin e publikut”. Kënga deri më tani numëron mbi 19 milionë klikime në kanalin Youtube.

Fifi tanimë ka gati projektin më të ri muzikor që titullohet “Akoma” dhe pritet të lansohet së shpejti për publikun./21Media

 

View this post on Instagram

 

FIFI – AKOMA (Coming soon) . @fifi.official @onima.co

A post shared by ONIMA (@onima.co) on