Të ardhurat nga festivali "Kënga Magjike" do të dedikohen për një familje në Thumanë

Të ardhurat nga festivali “Kënga Magjike” do të dedikohen për një familje në Thumanë

Këto ditë kur Shqipëria është përballuar me një fatkeqësi natyrore, artistë të shumtë kanë anuluar koncertet të planifikuara t’i mbajnë për festat e Nëntorit.

Në këtë siutuatë të vështirë për Shqipërinë festivali “Kënga Magjike” nuk është anuluar dhe kjo ka një arsye të madhe.

Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea ka njoftuar se të ardhurat nga festivali do të dedikohen për një familje në Thumanë.

Këngëtarja pjesëmarrëse në këtë festival Fifi, përmes një postimi në Instagram ka konfirmuar pjesëmarrjen në  “Kënga Magjike” duke thënë se “Së bashku mund të ndërtojmë një strehë për dikë”.

Une jam artiste dhe si e tille i kam shfrytezu ne maksimum rrjetet e mia sociale per te ndihmu dhe informu njerzit per ti lokalizu, akomodu, me u nis ndihmat neper vendet adekuate dhe te dorzohen direkt neper njerezit e prekur nga ky rast . Uroje te kem sherbyer sado pak . Kete vit marr pjese te @kengamagjikeofficial dhe se bashku mund te ndertojme nje strehe dikuj . Ardit Gjebrea bashke me stafin e festivalit kane vendos qe me te ardhurat e biletave qe do shiten per netet live do ndertohet shtepi per njeren nga familjet e prekura 😭🙏🏽 #kendojpertendertuar“, ka shkruar Fifi në Instagram.

Për dallim nga Fifi artistja e njohur, Besa Kokëdhima në shenjë solidarizimi me të prekurit e tërmetit është tërhequr nga kjo garë.
Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë la të paktën 49 persona të vdekur dhe mbi 900 të lënduar./21Media