Figo iu bashkua Real Madridit në vitin 2000

Figo iu bashkua Real Madridit në vitin 2000

Luis Figo foli për rikthimi i tij të parë në Camp Nou, pasi u transferua te Real Madridi nga Barcelona në vitin 2000.

Çdo herë kur portugezi shkoi ta godas një rivënie nga këndi, u përball me një ortek të objekteve që shkonin drejt tij nga tifozët e ish-klubit.

 “Unë isha përgjegjës për t’i rivënë goditjet nga këndi dhe isha i përqendruar sepse doja të bëja punën time në mënyrën më profesionale të mundshme. Por, erdhi një moment kur nuk mund të vazhdoja më sepse kishte shumë objekte që hidheshin drejt meje”, tha ai.

Më tej ai tha se këtë situatë e riktheu në favor të tij.

E mbaj mend se më ka favorizuar kjo situatë sepse në atë kohë, Coca-Cola më sponsorizonte. Prandaj kur e  pashë një shishe në fushë e kapa dhe bëra sikur isha duke xhiruar një reklamë”, tha ai.

Figo u largua nga Real Maridi në vitin 2005 për t’u bashkuar me Inter-in, ku edhe e përfundoi karrierën./21Media