Filmi "Raazi" triumfon

Filmi “Raazi” triumfon

20 vjetorin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Akademisë Indiane e Filmit, organizatorët kanë vendosur që për herë të parë ta mbajnë në Indi.

Në këtë ceremoni janë paraqitur emrat më të njohur të Bollywood-it. Disa nga yjet më të mëdha të Indisë dolën në qilimin e gjelbër në Mumbai për ceremoninë e ndarjes së çmimeve që mbahet një herë në vit, shkruan rtv21.tv

Në mesin e aktorëve dhe filmbërësve që pozuan për fotografët derisa ata arritën për ngjarjen, ishin figurat e shquara të Bollywood si Ranveer Singh, Deepika Padukone, Alia Bhatt, Salman Khan dhe Shahid Kapoor.

Ceremonia gala shënoi përvjetorin e 20-të të ndarjes së çmimeve që kremtojnë performancat më të mira të industrisë së filmit hindu çdo vit.

Trileri spiun “Raazi” mori çmimin e filmit më të ri sivjet, derisa Singh dhe Bhatt u nderuan me çmimet për aktrimet më të mira për rolet e tyre në “Padmaavat” dhe “Raazi”, respektivisht.

Ndryshe, ceremonitë e mëparshme janë mbajtur në shumë vende anekënd botës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut, Maljazi, Singapor, Tailandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./21Media