Mbahet koncerti përmbyllës

Mbahet koncerti përmbyllës

Nesër në mbrëmje  duke filluar nga ora 20:00 mbahet koncerti përmbyllës i sezonit koncertal i Filharmonisë së Kosovës “Nga Bota (e Vjetër) e Re”, i cili do të mbahet te Lumbardhi në Prizren.

Në këtë koncert orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të performojë me pjesë nga “Gioachino Rossini  (Uvertura “Ëilliam Tell”- Finale ), Rexho Mulliqi (Simfonia Nr. 1 – Allego), Fahri Beqiri (Poema dramatike “Skënderbeu”), Kreshnik Alickaj (Simfonia Nr. 2 – Koha e 3-të), Modest Mussorgsky (Nata në malin e zhveshur), Antonín Dvorak (Simfonia Nr. 9 në e – mol, “Nga bota e re”) me dirigjentët Baki Jashari dhe Hajrullah Syla.