Dirigjenti i këtij koncerti do të jetë Dariusz Mikulski

Dirigjenti i këtij koncerti do të jetë Dariusz Mikulski

Në Prishtinë sonte do të interpretohet vepra e cila do të jetë premierë botërore. Me shtatë vepra premiale me laramani të epokave stilistike nga baraku e deri te muzika më bashkëkohore, e me pesë artististë nga vende të ndryshme të Evropës, në “Sallën e Kuqe” të Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 20:00, do të ketë koncert të orkestrës simfonike të Filharmonisë së Kosovës.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari dje ka promovuar orkestrën që do performojë sot plot shtatë vepra.

Solistja soprano nga Polonia, Aleksandra Gudzio tha se është hera e parë qe vjen në Kosovë, për çka shprehu kënaqësinë që të jetë në këtë vend për këtë koncert.

Jashari tha se dirigjenti i këtij koncerti do të jetë Dariusz Mikulski, nga Gjermania. Është hera e dytë që Mikulski dirigjon në Filharmoninë e Kosovës.

Edhe violinisti David Alogna tha se është i kënaqur që ndodhet në Prishtinë, derisa theksoi se ky është koncerti i parë për pikolo trumbetë dhe violinë.

Otto Sauter, që luan në pikolo trumbetë tha se pret të ketë shumë të interesuar që do të vijnë të dëgjojnë këto vepra./21Media