Koncerti do të mbahet më 24 qershor me fillim nga ora 20:00

Koncerti do të mbahet më 24 qershor me fillim nga ora 20:00

Vepra nga Mussorgsky, Mozart ,Mendelson dhe Çaikovski do të jenë pjesë e programit të këtij koncerti.Filarmonia e Kosovës vazhdon me aktivitetet e saj. Këtë herë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, filarmonia do të mbaj koncertin “Skena Iuvenis”.
Në këtë koncert do të performojnë Arzije Rifati në flaut, Melos Buza në piano ndërsa dirigjent do të jetë Hajrullah Syla. Vepra nga Mussorgsky, Mozart ,Mendelson dhe Çaikovski do të jenë pjesë e programit të këtij koncerti.

Koncerti do të mbahet më 24 qershor me fillim nga ora 20:00.
“Skena Iuvenis” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Arteve- dega e Artit Muzikor dhe Radio Televizioni i Kosovës.