Fillim i mbarë i Presidentit të ri të Francës

Rritet përkrahja për partinë e Emanuel Makronit

Përkrahja për partinë e re të qendrës së Presidentit të Francës, Emanuel Makron, po rritet në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen në qershor, dëshmon hulumtimi më i ri i opinionit publik.

Partia e Makronit, Republika në Lëvizje, së bashku me aleatët, mund të fitoi numrin më të madh të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare, i cili zhvillohet më 11 qershor, dëshmoi rezultati i anketës, i bërë nga agjencia Haris Interaktiv, shkruan rtv21.tv

32 për qind e të anketuarve deklaruan se planifikojnë që të votojnë për partinë e Makronit. Është kjo një mbështetje për tri për qind më e lartë për Makronin në krahasim me anketën e bërë më 11 maj dhe për gjashtë për qind më e lartë në krahasim me anketën e bërë më 7 maj, ditën kur Makron mposhti rivalen e tij nga radhët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në garën për President të Francës.

Makron 39 vjeçar të mërkurën shpalosi edhe përbërjen e re të kabinetit të tij, me ç’rast ai tejkaloi dallimet tradicionale politike mes të majtës dhe të djathtës, duke ja besuar vendet në qeverinë e tij konservatorëve, socialistëve, njerëzve deri me tani të paangazhuar në politikë, duke formuar kështu një kabinet të paparë deri me tani të të gjitha ngjyrave, me qëllim që të siguroi një mbështetje sa më të gjerë.

Sipas ligjit zgjedhor në Francë, nëse asnjëri nga kandidatët nuk siguron shumicën absolute në rrethin e parë të zgjedhjeve për Kuvendin Kombëtar, atëherë kandidatët udhëheqës do të kualifikohen për rrethin e dytë, i cili zhvillohet më 18 qershor./21Media

Back to top button