Kryeministri i Francës porosit qytetarët

Kryeministri i Francës porosit qytetarët

Kryeministri i Francës, Eduar Fillip, tha se do ti kushtoi vëmendje protestave kundër reformave të ligjit të punës, por porositi se këto reforma megjithatë do të zbatohen.

Të martën anembanë Francës pati protesta, në të cilat morën pjesë mbi 220 mijë njerëz. Fillip tha se ai përcjell me kujdes protestat, por shtoi se zgjedhjet që u zhvilluan këtë vit dëshmojnë se qytetarët francezë në të vërtetë dëshirojnë të mbështesin reformat.

Kryeministri francez tha se francezët kur të votojnë gëzojnë të drejtën që të trajtohen me respekt dhe qartësoi se reformat që po ndërmerren janë paralajmëruar nga Presidenti i Francës në kohën e zgjedhjeve.

Pas bisedave që zgjatën disa javë, qeveria e Francës muajin e kaluar miratoi masat, me të cilat kompanive ku jepet hapësirë më dhe liri më e madhe për të shkarkuar punëtorët.

Njëkohësisht, sindikata më e madhe në Francë, Konfederata e Përgjithshme e Punës, vlerësoi se në protestat e së martës kanë marrë pjesë mbi 400 mijë njerëz. Protesta ishte një prej sfidave më të mëdha deri me tani për një nga premtimet kryesore, të cilën e bëri presidenti Emanuel Makron gjatë fushatës parazgjedhore.

Gjatë protestave të djeshme pati edhe përleshje mes policisë dhe protestuesve, me forcat e rendit të cilat përdorën edhe topat e ujit dhe arrestuan disa protestues./21Media