Filloi festa për lirimin e Haradinajt

Në selinë e partisë së Haradinajt po festojnë me fishekzjarre

Në selinë e AAK-së në Prishtinë kanë filluar festimet menjëherë pas vendimit për lirimin e liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj. Me fishekzjarre e mjete të ndryshme kumboi i tërë kryqyteti nga festa e kësaj partie.

Edhe në Francë është mirëpritur ky vendim nga qytetarë të shumtë që dolën për ta pritur lirimin e Haradinajt.

Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit të Zvicrës në pjesën franceze dhe prej asaj kohe ka qëndruar në qytetin e Strasburgut.

Sot përfundimisht Gjykata e Colmar, ka dhënë verdiktin duke mos e ekstraduar Haradinajn në Serbi – ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe, por duke e liruar atë./21Media

 

 

 

Back to top button