Këtë vit ky organzim ka mungesë të buxhetit, organizatorët presin përgjigjie pozitive nga Qeveria

Këtë vit ky organzim ka mungesë të buxhetit, organizatorët presin përgjigjie pozitive nga Qeveria

Sot në Gjilan ka filluar manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”. Ky është edicioni i 28-të, që organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që u kushtohet të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri.

Në këtë vit ky organzimi “Flaka e Janari” ka mungesë të buxhetit ani pse organizatorët kanë kërkuar nga Qeveria të miratojnë buxhetin për këtë manifestim. Këtë e kanë bërë të ditur, Deniza Limani këshilltare e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit dhe Diana Toska zëdhënse dhe njëherësh antare e bordit “Flaka e Janarit”, të cilat ishin të ftuara dje në emisonin e pasdites “BonBon” në RTV21.

Sipas këshilltares së kryetarit, programin e këtij manifstimi kryetari i komunës, Lutfi Haziri e ka dërguar në Qeverinë e Kosovës dhe në ministrinë e kulturës, mirëpo ende nuk kanë marrë as një përgjigjie, shkruan rtv21.tv

“Projketin bashkë me ministrinë e kulturës kryetari e ka dërguar në Qeverinë e Kosovës dhe en ministrinë e kulturës presim përgjigje për mbështetjen e aktiviteteve të këtij muaji”, ka thënë  Deniza Limani.

Kurse sot, kur ky manifestim veç se ka filluar organizatorët ende nuk kanë marrë as një përgjigjie pozitive sa i përket miratimit të buxhetit.

“Presim që sapo të miratohet buxheti nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë të na përgjegjet pozitivisht, njëjte si edhe vitin e kaluar. A, manifestimin e realizojmë sipas Programit të miratuar nga Këshilli Drejtues i ” Flakës…”. Ndërsa obligimet ndaj pjesëmarrësve të Manifestimit, i kryejmë në ndërkohë”, ka thënë Diana Toska, anëtare e bordit “Flaka e Janarit”.

Ky manifestim do të mbahet ashtu siç është organizuar edhe nëse nuk do e marrin përkrahjen nga Qeveria.

“Flaka e Janarit” ka filluar sot dhe do të zgjasë deri me 31 Janar. Është pagëzuar “Flaka e Janarit” pasi që në këtë muaj janë viktimizuar shumica prej dëshmorëve të kombit si: Juzuf Gërvallah, Kadri Zeka, Bardhush Gërvalla. Rexhep Mala e  Nuhi Berisha./21Media