Koncerti po mbahet në katedralen "Shën nënë Tereza"

Koncerti po mbahet në katedralen “Shën nënë Tereza”

Sapo ka filluar Koncerti Solemn i Filharmonise së Kosovës. Koncerti “20 Për lirinë tonë” eshte duke u mbajtur në katedralen “Shën nënë Tereza” në Prishtinë.

Personalitete vendore e ndërkombetare nga bota e politikes ishin mysafire të kësaj mbrëmje. Nga politikanët vendor ishin Presidenti, Hashim Thaçi, Zv Kryeministri ,Mehxhet Pacolli, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha etj.

Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright ishte ndër mysafiret e para qe arriti. I pranishem ishte edhe Ambasadori Amerikan ne Prishtine Philip Cosnet, ish presidenti kroat Stjepan Mesic etj.

Duket që një numër i madh i mysafirëve të mos kenë ardhur pasi që salla dukej me mjaft ulëse boshë. /21Media