Seanca është planifikuar të mbahet në ora 09:00!

Seanca është planifikuar të mbahet në ora 09:00!

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj për seancë të jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizmin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

RTV 21  jo zyrtarisht mëson se seanca e së nesërmes është planifikuar të mbahet në ora 09:00.

Ndërsa, sot në ora 16: 00 do të mblidhet edhe komisioni për pune të jashtme në mënyrë që të procedojë për në seancë platformën për dialog, pasi që javën e kaluar me mos pjesëmarrjen e opozitës në votim u pamundësua votimi i platformës për tu proceduar tutje./21Media