Pritet t'i dërgohet propozimi për mandatar Presidentit

Pritet t’i dërgohet propozimi për mandatar Presidentit

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje pritet që temë e diskutimit të jetë propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit.

Presidenti Hashim Thaçi dje ka pritur në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Pas takimit, Kurti ka thënë se takimi ishte i shkurtër, konsultativ dhe teknik, pa efekte juridike, ndërkaq nuk ka dorëzuar emrin e mandatarit për kryeministër. “Në këtë takim disa minutash unë dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin për formimin e sa më shpejt për formimin e qeverisë, por gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të kushtetutës ne duhet ta bëjmë këtë shkresë me shkrim”, kishte deklaruar Kurti.

Do të raportoj në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sa më parë të jetë e mundur do të ja sjellim propozimin tonë për kryeministrin e ardhshëm që ky do ta mandatojë”, kishte shtuar gjatë ditës së djeshme Kurti.

Ndërsa, presidenti  Thaçi i ka dhënë Kurtit afat prej 48 orësh për ta dorëzuar emrin e mandatarit për kryeministër, për çka ka reaguar Vetëvendosjes, me sqarimin se caktimi i afatit kohorë nga presidenti nuk ka bazë kushtetuese.

Ndërkohë, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shtuar se janë afër marrëveshjes me LDK-në./21Media