“Kënga Magjike” moderohet nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi

“Kënga Magjike” moderohet nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi

Sapo ka filluar nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 21-të të festivalit “Kënga Magjike”, i cili po transmetohet drejtëpërdrejt edhe në RTV 21.

“Kënga Magjike” edhe këtë vit moderohet nga Ardit Gjebrea, por kësaj radhe ai do të jetë bashkë me modelen e njohur shiptare, Adrola Dushin.

Këtë vit, për herë të parë “Kënga Magjike” vjen në formatin International. 30 artistë Big dhe 18 New Artist.

Nata e parë: Big & Big International

Aimee Sophia, Anxhela Peristeri, Ardit Çuni, Endri dhe Stefi, Elita Reçi, Erik Lloshi, Fifi, Jehona Sopi, Jason Walker, Marsela Çibukaj, Mar Shine, Olsi Bylyku, Rovena Dilo ft. Hit Man & Rolla, Vitmar Basha, West Side Family.

New Artist & New International Artist

Alex Alexander, Dario Zela, Klasa Doçi, Laura& Elisa Gjipi, Laxxard, Lina Pejovska, Marjona Metohu, Sany, Sharr Braina.

Pjesë e jurisë këtë vit do të jenë Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone. Finalja e madhe do të mbahet me 7 dhjetor.

Motoja e festivalit këtë vit është “Këndoj për të ndërtuar”, pasi që të ardhurat nga ky festival do të dedikohen për një familje të prekur nga tërmeti në Thumanë.

Vitin e kaluar, çmimin kryesor e mori Flori Mumajesi me këngën “Plas”, vendin e dytë Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratata”, si dhe vendin e tretë Fifi dhe Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”. /21Media