Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatin Lluzhan ku ka filluar ndërtimi i objektit të gjendjes civile

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatin Lluzhan ku ka filluar ndërtimi i objektit të gjendjes civile

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, Fatmir Gashi, vizituan fshatin Lluzhan për të parë nga afër punimet në ndërtimine e objektit të ri të gjendjes civile.

Me këtë rast kryetari Veliu tha se me ndërtimin e këtij objekti, banorët e Lluzhanit dhe të disa fshatrave përreth më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Podujevë për të marrë shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me dokumente të gjendjes civile.

“Me ndërtimin e këtij objekti Komuna po kompleton ofrimin e shërbimeve administrative të gjendjes civile në teren”, tha kryetari Veliu.

Ndërtimi i këtij objekti pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër dhe të bëhet funksional gjatë këtij viti./21Medi