Filloi ndërtimi i objektit të shkollës në Llazicë

Sot në fshatin Llazicë, ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës

Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të objektit të shkollës, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe me këtë rast i ka uruar banorët dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, për fillimin e ndërtimit të objektit të ri të shkollës, e cila do të jetë e ndërtuar sipas standardeve.

“Arsimi është dhe do të mbetet prioritet i yni, prandaj edhe jemi të angazhuar maksimalisht në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës. Për të krijuar kushte më të mira për mësim, po e ndërtojmë edhe këtë objekt shkollor në fshatin tuaj. Ne e kemi obligim të krijojmë kushte, ndërsa ju si mësimdhënës, të tregoni rezultate dhe cilësi. Juve banorë të Llazicës, ju uroj për shkollën e re”, tha mes tjerash kryetari Begaj, me rastin e fillimit të ndërtimit të objektit të ri të shkollës në Llazicë.
Ahmet Morina, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, si përgjegjës për ndërtimin e këtij objekti shkollor, tha se ky objekt duhet të përfundoj sipas planifikimeve, brenda 18 muajve. Objekti do të ndërtohet sipas standardeve dhe do ti plotësoj nevojat e shkollës, që mësimi të mbahet në një ndërrim./21Media

Back to top button