Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, porsa filloi ndeshja e Kombëtares së Kosovës ndaj Anglisë e cila po luhet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Kjo sfidë po luhet në një atmosferë të bukur sportive, e ku futbollistët tanë kanë përkrahjen e një numri të madh “Dardanësh”, por, nuk mungojnë as tifozët anglezë.

Kosova pasi humbi kundër Çekisë ka humbur shanset që të kualifikohet nga faza e grupeve në Kampionatin Evropian 2020.

Ndeshja e sotme ka tërhequr vëmendje të madhe edhe në mediat e huaja,  për faktin se tifoztë angelëz, të cilët kanë ardhur në Kosovë kanë mbetur të mahnitur nga pritja që iu është bërë në Kosovë.

Kujtojmë se, Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë të zhvilluar me Anglinë më 10 shtator në Southampton pësoi humbje 5:3. /21Media