Skuadra e Thüringer-it përballet me Metz Handball-in

Skuadra e Thüringer-it përballet me Metz Handball-in

Liga e Kampionëve në Hendboll vazhdon me ndeshje të reja gjatë kësaj fundjave.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll, në konkurrencën e femrave sot po zhvillohet ndeshja ndërmjet skuadrave Thüringer HC dhe Metz Handball, shkruan rtv21.tv

Skuadra e Metz Handball-it gjendet në vendin e dytë, në grupin e dytë, ndërsa Thüringer HC gjendet në vendin e pestë, po ashtu në grupin e dytë.

Ndeshja po transmetohet në RTV 21Plus./21Media