Ka filluar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës

Ka filluar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës

Ndeshje kjo që po zhvillohet në Doha të Katarit, është një rast i mirë për të treguar se rezultatet e vitit të kaluar nuk ishin vetëm rastësi, dhe se Kosova ka të ardhme.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për këtë ndeshje ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga, ndërsa ndeshjen e ka nisur me tre lojtarë të Prishtinës, Bekaj, Thaqi dhe Bekteshi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës janë nga jashtë Kosovës.

Duhet theksuar sa gjatë ditës së djeshme Challandes ka deklaruar se kjo ndeshje është një rast i mirë për të gjithë lojtarët për të treguar se çfarë mund të tregojnë.