Liga e Kampionëve në Hendboll vazhdon me ndeshje të reja gjatë kësaj fundjave

Liga e Kampionëve në Hendboll vazhdon me ndeshje të reja gjatë kësaj fundjave

Në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll, në konkurrencën e femrave sonte po zhvillohet ndeshja ndërmjet HC Vardar dhe Buducnost.

Ndeshja zhvillohet në kuader të rundeve kryesore për kualifikime. Përballja mes këtyre dy ekipeve po mbahet në qytetin e Shkupit, në qendrën sportive Jane Sandanski. Refere janë  Viktorija Kijauskaite dhe Ausra Zaliene.

Vardari gjendet në vendin e parë në grupin e 2-të me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve, ndërsa Buducnost është në vendin e 4-të me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Kurse këtë përballje mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTV 21 plus./21Media