Haradinaj tha se do të punojnë që të jemi anëtarë të BE dhe NATO-s me ushtrinë modeste

Haradinaj tha se do të punojnë që të jemi anëtarë të BE dhe NATO-s me ushtrinë modeste

Kanë nisur punimet në nënkalimin kryesor për realizimin e projektit në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”, kostoja e të cilit është 14 milionë euro. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky projekt përmirëson jetën e qytetarëve. Ai u premtoi ferizajasve se në plan të afërt kanë edhe projekti për ujëmbledhësin e Lepencit.

“Ka qenë vendosja e një drejtësia që ka qenë nisja e një spitali regjional dje jam i gëzuar që ai projekt është në dinamiken e vet. Jam i gëzuar që edhe ky projekt po fillon. Ferizaj është një qytet i zhvilluar. Ky projekt që bashkon qytetit është një e drejtë që po vendoset. Ne do të punojmë kështu të jemi anëtarë të BE dhe NATO-s me ushtrinë tonë modeste. Ujëmbledhësi i Lepencit ka mbetur në pritje, por do ta mbërrijmë edhe atë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se qeveria është e përkushtuar që të rrisë sigurinë në vend.

“Ky projekt dëshmon se qeveria jonë është e interesuar për Kosovë të mirë. Ky projekt është për sigurinë e vendit. Jam i lumtur që sot po e nisim këtë investim 14 milionë euro. Synimi është që të bëjmë Ferizajn që e dëshironi ju. Në përmbushje të këtij synimi Ministria e Infrastrukturës është në fazën e realizimit të infrastrukturës moderne”, u shpreh Lekaj.

Ndërkaq, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli tha se sikurse qyteti i Ferizajt, po ndryshon e gjithë Kosova. Ai tha se Kosova po ecë vendosmërisht në rrugëtimin e saj evropiane.

“Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë dhe ende nuk po e arrijmë perspektivën të cilën të rinjtë tanë e duan. Thërras gjithë të rinjtë që të qëndrojnë në Kosovë dhe ta bëjmë bashkë ndryshimin. Vizioni ynë është shumë i qartë: integrimi euro-atlantik dhe zhvillimi ekonomik”, theksoi Veseli.