Në superfinale do të marrin pjesë edhe skuadra mysafire

Në superfinale do të marrin pjesë edhe skuadra mysafire

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ sot filloi superfinalja e këtij edicioni në Streetball Kosova.

Ky është edicioni i 20 i këtij kompeticioni dhe më atraktivi ndonjëherë.

Përveç tetë skuadrave kosovare, në superfinale do të jenë të pranishme edhe katër skuadra mysafire nga jashtë shtetit të Kosovës.

Ndeshja hapëse e kësaj superfinale ishte në mes të skuadrave Split Statisti nga Kroacia që janë kampion të vitit të kaluar dhe Shmekave nga Prizreni.