Filluan takimet e kryeministrit në Berlin

Filluan takimet e kryeministrit në Berlin

Sapo ka filluar takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, me Grupin Parlamantar për Evropën Juglindore të Bundestagut: Josip Juratovic SPD, Friedrich Ostendorff – Grune, Nezahat Baradari SPD.  Përfshirë deputetë të tjerë pjesë e grupeve parlamentare në Bundestag, raporton rtv21.tv.

Pas këtij takimi në agjendën e kryeministrit është edhe takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, takim ky i cili pritet të fillojë nga ora 11:00-12:00.

Përveç kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.

Kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me një ceremoni ushtarake./21Media

Ekipi i RTV21 po qëndron në Berlin dhe do të ju infomojë më hollësitë e takimeve në Berlin.