Do të flasin për drejtësinë

Do të flasin për drejtësinë

Ka nisur takimi i katërt me radhë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të harmonizuar programin e mundshëm të Qeverisë së ardhshme.

Kësaj radhe, takimi është duke u zhvilluar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku përveç Avdullah Hotit dhe Lumir Abdixhikut, të pranishëm u panë të jenë edhe Arben Gashi dhe Armend Zemaj që përfaqësojnë LDK-në.

Kurse nga radhët e “nikoqirëve” u panë të jenë, nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Blerim Sallahu.

Këtë herë, tematikë e diskutimit besohet të jetë sistemi i drejtësisë dhe sundimi i ligjit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e 6 tetorit e para ka dalur Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK-ja. Pikërisht këto dy parti kohën e fundit kanë intesifikuar takimet për të gjetur ‘formulat’ e përbashkëta qeverisëse.

Dje janë takuar edhe lideri i LVV-së Albin Kurti, me kandidatën për kryeministre nga ana e LDK-së, Vjosa Osmani. Takimin e tyre e bëri të ditur Kurti me anë të publikimit të një fotografie në faqen e tij zyrtare në Facebook. Kurti deklaroi se të dy biseduan për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës janë mbajtën më 6 tetor, dhe sipas rezultateve të KQZ-së, VV renditet e para ndërsa LDK e dyta./21Media