Takimi po mbahet në Ohër

Takimi po mbahet në Ohër

Filloi pjesa e punës e mbledhjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër. Në mbledhjen në të cilën nikoqir është kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, të pranishëm janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Xvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Në mbledhjen në Ohër do të prezantohet deklarata e konfirmuar dje me listë të prioriteteve dhe masave për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe për realizimin e anëtarësimit të përbashkët të plotë në BE./TV21