Filloi takimi i Presidentit me Ekipin për dialog

Ka filluar takimi i Presidentit, Hashim Thaçi me ekipin për dialog me Serbinë

Presidenti pritet t’i dorëzojë dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin e deritanishëm negociator në Bruksel.

Kështu ka paralajmëruar presidenti Thaçi javën që shkoi, i cili ka thënë se të hënën do t’ua dorëzojë informacionet e përgjithshme për periudhën e deritanishme të bisedimeve.

Më 8 janar, në Bruksel ekipi negociator është takuar me shefen e Politikës së Jashtme, Frederica Mogherinin. Ekipi negociator i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, pas takimit me shefen për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini ka deklaruar se është prezantuar delegacioni dhe janë paraqitur kërkesat e Kosovës. Në një prononcim për media bashkë-kryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti ka thënë se ata i bënë të qartë Mogherinit cili është roli i këtij delegacioni dhe siç ka thënë ai i shpreh gatishmërinë të diskutojmë temat e hapura me Serbinë./21Media

Back to top button