Grenell arriti në Kosovë

Grenell arriti në Kosovë

Filloi takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me Richard Grenell. Përfaqësues Special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Thaçi priti Grenell në presidencë. Grenell është i shoqëruar edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett është deklaruar sot rreth vizitës në Kosovë të përfaqësuesit special të të SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell dhe përfaqësuesit për Ballkanin Mat Palmer. Ai ka thënë se përkrahja e SHBA-së për dialogun kërkon bashkëpunim dhe punë ekipore.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar nga presidenti, Donald Trump si i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi. Richard Grenell nga Kalifornia, do të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si Ambassador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë./21Media